(Pothuajse) çdo veshje e Kim Kardashian është temë diskutimi dhe turi i saj i fundit në Itali nuk ishte një përjashtim. Në një vizitë në Vatikan, Kim Kardashian u fotografua pranë Kishëzës Sistine e veshur me një fustan gati transparent që zbulonte mëngët dhe jo vetëm.
Sigurisht që për shkak të kodit të veshjes – që i ndalon vizitorët të veshin rroba pa mëngë, funde të shkurtra, rroba që zbulojnë tatuazhet etj. – Kim veshi një xhaketë sipër fustanit. Në internet, shumë njerëz e konsideruan të papërshtatshme veshjen e saj, duke thënë se “është mungesë respekti”.
Sidoqoftë, zgjedhja nuk duket dhe aq rastësore duke marrë parasysh historinë pas krijimit të fustanit. Veshja është nga koleksioni Vjeshtë 2020 e Barragán.
Dizajneri Victor Barragán, me origjinë meksikane, e bazoi koleksionin te inkuizicioni meksikan dhe persekutimi i brujas dhe brujos* nga Kisha Katolike.
Brujas dhe brujos – fjalë që përdoren në shumë kultura spanjishtfolëse në Amerikën Latine dhe Karaibe për t’iu referuar njerëzve që janë praktikues të magjisë; “bruja” përdoret për gratë, ndërsa “brujo” për burrat.
“Koleksioni ka të bëjë me seksualitetin si fuqi dhe mbrojtje nga mbizotërimi i përhapur patriarkal siç përdorej në brujería* e shekullit të XVI,” tha Barragán për Vogue. “Ekziston një ndjenjë e fuqizimit të femrave gjatë gjithë koleksionit, e përzierë me magjepsjen e natës.”
Brujería – lloje të ndryshme të praktikave të magjisë dhe kulteve në kulturat e Amerikës Latine dhe Afro-Karaibe.