Bota

Burri me 35 të dashura *njëkohësisht* arrestohet për mashtrim!

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2021

Burri me 35 të dashura *njëkohësisht* arrestohet për

Takashi Miyagawa, një 39-vjeçar që punonte me kohë të pjesshme, pa adresë fikse, u arrestua në Osaka, Japoni për mashtrim të 35 grave me të cilat ai pretendonte të ishte në lidhje serioze. Në rastin më të fundit ai i tha një gruaje 47-vjeçare se ditëlindja e tij ishte më 22 shkurt, kur në fakt ishte më 13 nëntor. Një gruaje 40-vjeçare i tha se ditëlindjen e kishte në korrik dhe një tjetre, në prill. Numri aktual i grave te mashtruara është 35 dhe të gjitha e akuzojnë Takashi-n për mashtrimin, të paktën me nga 100.000 yen secila - pak më shumë se $900, të cilat ato i kanë shpenzuar për dhurata ditëlindjesh.

Miyagawa thuhet se u takua me gratë, ndërsa shiste "koka dushi me ujë me hidrogjen" dhe pajisje të tjera, përmes një kompanie marketingu dhe filloi marrëdhënie romantike me secilën nën supozimin se "edhe martesa ishte pranë".

Burri me 35 të dashura *njëkohësisht* arrestohet për

Sidoqoftë, ndërsa rrjeti i tij i gënjeshtrave filloi të shpërndahej si molekulat e hidrogjenit në ujin e tij terapeutik, të gjitha gratë formuan një "Shoqatë të Viktimave" dhe e raportuan atë në polici gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar.

Ja si reaguan disa prej njerëzve:

"Mund ta imagjinoni çfarë planifikimi i është dashur të bëjë? 35 persona në të njëjtën kohë?"

"Edhe nëse takohet me secilën çdo ditë të muajit, i mbeten edhe 5 pa takuar."

"Kjo është e shpifur, por mbresëlënëse."

"Imagjino sa e vështirë është të mbash marrëdhënien me një person..."

"A mund ta imagjinoni të gjithë atë planifikim për të dalë me 35 persona në të njëjtën kohë?"

"Dhuratat janë diçka, por a nuk është kjo një skemë piramidale ku po mashtrohet edhe djali?

"Ai është një person i tmerrshëm, por e kam zili për aftësitë e tij për menaxhimin e kohës."