Futbollisti Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të dytë.
Përmes një postimi në Instagram, Xhaka shkruan: “Nuk kam më një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021.”
View this post on Instagram
Graniti dhe Leonita u fejuan në prill të 2015-s. Në korrik të viti 2017, ata kurorëzuan fejesën 2-vjeçare në martesë. 2 vite më vonë u bënë prindër të një vajze, Ayanës.
View this post on Instagram