Shtëpia e famshme e TikTok-ut, Hype House, do të drejtohet në Netflix.
E themeluar në vitin 2019 nga yjet e gjeneratës Z që u bënë të famshëm fillimisht në TikTok, Chase Hudson, Thomas Petrou dhe Daisy Keech, Hype House përmban disa krijues të famshëm të përmbajtjeve në TikTok. Seriali i Netflix, ende pa emër, premton të tregojë historitë e yjeve të TikTok teksa gjetën veten, u bënë të fashmë, ranë në dashuri si dhe të trajtojë fazën tjetër të jetës së tyre.
Ndjekësit do të kenë mundësi të njohin më shumë detaje të jetës personale, dramat me anëtarët e rinj të grupit dhe prapaskena të tjera. Deri tani, personazhet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë:
Kouvr Annon (@k0uvr)
Nikita Dragun (@nikitadragun)
Sienna Mae Gomez (@siennamae)
Chase Hudson (@lilhuddy)
Larri Merritt (@larrayeeee)
Thomas Petrou (@petroutv)
Alex Warren (@alexwaarren)
Jack Wright (@jack.wright)
Kouvr Annon, Nikita Dragun, Sienna Mae Gomez, Chase Hudson, Larri Merritt, Thomas Petrou, Alex Warren, and Jack Wright — a.k.a Hype House — will star in a new unscripted series that will reveal a side of themselves (and their relationships) that we rarely see! pic.twitter.com/NlRF5j0ZoF
— Netflix (@netflix) April 22, 2021
Duhet thënë se mungojnë disa nga emrat më të famshëm të Hype House, përfshirë Charli D'Amelio, Dixie D'Amelio, Addison Rae dhe Daisy Keech, ish-anëtarë të grupit që tashmë kanë një karrierë më vete. Netflix nuk e ka bërë të ditur të tjera detaje.