Në një nga videot më virale të TikTok, vitin e kaluar, Julia Carolan i dha Hailey-t notën 3.5 nga 10, duke thënë se modelja kishte qenë e pasjellshme gjatë kohës kur Carolan punonte si hostess në një restorant të njohur. Hailey më vonë kërkoi falje për sjelljen e saj, ndërsa tani thotë se "gjatë asaj kohe, ngjarja e mërziti shumë".
Përdoruesja e TikTok atëherë u shpreh:
"E kam takuar disa herë dhe në të gjitha rastet ajo s'ka qenë e sjellshme. Do doja ta pëlqeja, por më duhet t'i jap një 3.5 nga 10. Më vjen keq!"
Në një intervistë me Dr. Jessica Clemons, Hailey shpjegoi pse videoja "i lëndoi ndjenjat" dhe tha se ajo ka kaluar "disa gjëra në jetën e saj, që e bëjnë krijimin e lidhjeve me të tjerët, të duket si një detyrë e vështirë".
"Kur pashë videon u mërzita shumë. Asnjëherë nuk ka justifikim për të qenit i vrazhdë. Ndihesha keq që kjo ishte përvoja e saj, por nga ana tjetër isha dhe e irrituar sepse ju nuk e dini kurrë se çfarë po kalon dikush. Mbaj mend që kam kaluar periudha në jetën time ku isha aq e trishtuar, sa edhe angazhimi me njerëz më dukej gjë e vështirë".
Hailey vazhdoi:
"Do doja të mos veproja në atë mënyrë ndaj saj. Jam njeri dhe kam bërë një gabim. Kam vepruar në një mënyrë që ishte jashtë karakterit tim. Po përpiqem të bëj më mirë çdo ditë sepse dua të vazhdoj të rritem si person. Jam e hapur për njerëzit që më korrigjojnë."
Gjatë kohës, kur videoja virale u publikua, Hailey bëri vetëm një postim të shkurtër në Twitter, ku kërkoi ndjesë dhe tha se "nuk ishte qëllimi i saj të sillej keq". Vajza në video, më pas e quajti Hailey-n, "mbretëreshë të përgjegjësisë" (accountability queen). Megjithatë, thuajse një vit më pas, modelja vendosi të fliste përsëri për situatën. Ah, fuqia e TikTok-ut dhe përdoruesve të saj.
Burimi: Cosmopolitan