Kur u pyetën se cili burrë i famshëm është më seksi, 18% e burrave dhe 17% e grave të përfshira në një sondazh votuan ~sigurisht~ për Vladimir Putin.
Sondazhi u organizua nga Superjob.ru dhe përfshiu 1,000 burra dhe 1,000 gra në më shumë se 300 qytete ruse midis 22 marsit dhe 1 prillit. 68-vjeçari u shpall burri më seksi nga të gjithë.
"Rusët ende e cilësojnë Vladimir Putin njeriun e famshëm më tërheqës në vend," deklaroi Superjob.ru. "As aktorët, as atletët ose politikanët e tjerë nuk mund të konkurrojnë me të sot.”
Qartë. Shihni pak disa nga emrat që nuk ia dolën dot të rrëzonin Putin nga froni i njeriut, përpos të tjerave, më tërheqës.
Dmitry Nagiyev
Danila Kozlovsky
Alexander Petrov
Egor Kreed
Alexey Vorobyov
Fedor Bondarchuk
Milos Bikovic
Sërish Putin.
Rezultatet e sondazhit u publikuan më 2 prill - jo 1 prill.
Gjithsesi, fuqia është seksi!