Celebrity

Fotoja bëhet virale: Madonna akuzohet se ka photoshop-uar fytyrën e saj në trupin e një tjetre

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2021

Fotoja bëhet virale: Madonna akuzohet se ka photoshop-uar fytyrën e

Shumë njerëz u çuditën kur një përdoruese e TikTok akuzoi Madonna-n se ka përdorur trupin e saj për të promovuar albumin e vitit 2015, “Rebel Heart”. Sipas Amelia Goldie-s, Madonna ka përdorur foton e saj, duke zëvendësuar fytyrën.

“Kur Madonna poston këtë foto në Instagram për të promovuar albumin, por është në fakt trupi yt (nuk po tallem)” ka shkruar Amelia në Instagram në vitin 2015, ndonëse rasti u bë publik së fundmi pas vëmendjes së marrë përmes një videoje në TikTok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amelia Goldie (@ameliagoldie)

Fotoja gjendet ende në Instagramin e Madonna-s:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

Amelia tha për Vice se në fillim mendoi se ishte një shaka. “Qesha dhe mendova se është shaka dhe më pas kuptova që ishte llogaria e saj zyrtare dhe s’mund ta besoja. U shokova. U thashë prindërve dhe ata menduan se ishte shaka dhe nuk i jepnin dot shpjegim se pse ose si ndodhi. Është e paparë.”

Ajo shtoi se është përpjekur të kontaktojë me ekipin e Madonna-s, por nuk ka marrë një përgjigje. “Jam e surprizuar që është ende në Instagram,” shtoi ajo. “Shumë njerëz më thonë që duhet të më japë kreditet që meritoj dhe për mua është pak e çuditshme.”

“Oh, ndihem keq për Amelia-n. Ajo do të kishte bërë kaq shumë para nga ky postim,” lexohet në shumë komente online.

Madonna nuk është përgjigjur ende. Situata është vërtet e çuditshme.

Fotoja bëhet virale: Madonna akuzohet se ka photoshop-uar fytyrën e