Celebrity

Si 'Hannah Montana' i shkaktoi Miley-it krizë identiteti: 'Kur hiqja paruken s'i interesoja askujt'

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2021

Si 'Hannah Montana' i shkaktoi Miley-it krizë identiteti:

Hannah Montana u bë aq i vërtet si personazh sa edhe vetë Miley pësoi një krizë identiteti. Hannah ishte personzhi i krijuar nga Disney Channel që e çoi Miley-n drejt famës, pasurisë dhe botës së kinemasë, por adoleshentja e asaj kohe ndoshta s'ishte mendërisht gati. Alternimi i identiteve bëri që gjërat të komplikoheshin atë periudhë.

"Pata një krizë identiteti. Ishte një karakter thuajse i ngjashëm me veten time. Kisha miliona fansa, ndihesha si ylli më i madh në botë dhe pastaj kthehesha nga vetja dhe ndihesha konfuze. Kur hiqja paruken s'i interesoja askujt, s'isha më ai ylli i mëparshëm. Pa Hannah Montana-n s'isha askujt sepse s'i interesoja askujt."-u shpreh ajo gjatë një podcast-i me Allison Hagendorf.

Çfarë e ndihmoi ta kalonte krizën e krijuar nga personazhi i famshëm ishte muzika. Këngët për seksin, drogën, festat e çmendura e ndihmuan të kuptonte se Miley është njeri i vërtetë e ndërsa Hannah Montana s'ekziston.

"Besoj që më ndodhi sepse e shihja që njerëzit më perceptonin si Hannah më shumë se si Miley."

Si 'Hannah Montana' i shkaktoi Miley-it krizë identiteti:

Burimi: Cosmopolitan