Të gjithë gabojmë me makeup-in. Në të shumtën rasteve (gjithmonë, duh), peneli te sytë nuk është njësoj. Ndonjëherë, nuk i shkrijmë mirë ngjyrat te tonet e syve. Ndodh edhe që të harrojmë pa lyer qerpikët (oh, ky është tmerri). Por janë gjëra që ndodhin. Le ta pranojmë dhe të ngushëllojmë veten. Por çfarë duhet të kemi kujdes më së shumti? Sellma përgjigjet.
Në një intervistë për Prive, artistja e makeup-it, një nga më të preferuarat e personazheve shqiptarë, fama e të cilës i ka kaluar kufijtë, u pyet se cili është gabimi që bëjnë vajzat shqiptare me grimin.
“Ndoshta, [ashtu siç] thotë një fjalë e vjetër popullore, që përdorin grim vend e pa vend. Si është vendi, është edhe kuvendi. Vetëm atë të korrigjojnë, ndoshta.” – tha ajo.
Me fjalë të tjera, Sellma thotë që të shmanget grimi i papërshtatshëm – si glamoroz – në përditshmëri ose të tjera vende dhe situata, ku ai minimalist është zgjedhja e duhur. Pra, “makeup pa makeup” – grim minimal, buzëkuq nude dhe qerpikë të lyer.
- Si të dukesh si bebushe me grim natyral
- Sa kohë ju duhet për këtë grim natyral të Elvanës
- Të duhen vetëm 3 produkte make up-i nëse do të dukesh 'më e vogël'
- Kthim në vitet 2000: Duajeni ose jo, ky trend makeup-i është rikthyer zyrtarisht!
- 7 gabime që mund të jeni duke bërë me aplikimin e rimelit, pa e kuptuar!