Kinema & TV

Filmi bën bashkë 3 prej aktorëve më seksi të momentit: E merrni me mend cilët janë?

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2021

Filmi bën bashkë 3 prej aktorëve më seksi të momentit:

Filmi i ri i Netflix do të quhet "The Gray Man" (Burri gri), por njerëzit po kërkojnë ta quajnë më mirë "The Hot Men" (Burrat seksi). Kjo sepse Regé-Jean Page, Chris Evans dhe Ryan Gosling do të jenë pjesë e tij, sipas raporteve për E! News.  

Filmi bën bashkë 3 prej aktorëve më seksi të momentit:

Çfarë dihet deri tani për filmin?

"The Gray Man" do të jetë një thriller me spiunë dhe agjentë, por nuk ka ende një datë publikimi. Filmi bazohet në një roman të vitit 2009 nga Mark Greane dhe Gosling do të interpretojë Court Gentry-n, një ish-agjent i CIA-s, i kthyer në vrasës dhe shënjestër nga një tjetër ish-agjent, luajtur nga Chris Evan. Në film do të interpretojnë gjithashtu Billy Bob Thornton, Alfre Woodard dhe Ana de Armas.

Regjisorët, Joe dhe Anthony Russo, kanë drejtuar disa nga filmat më të mëdhenj të Marvel,  përfshirë Avengers: Endgame. 

Burimi: E! News, Glamour