High Tech

Nëse nuk shihni asnjë 'like' nëpër foto, mos u shqetësoni: E ka fajin Instagrami

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2021

Nëse nuk shihni asnjë 'like' nëpër foto, mos u

Nëse krejt papritur dje (2 mars) ju ndodhi të mos shihni pëlqimet tek postimet tuaja të Instagram-it, mos u shqetësoni. Platforma aksidentalisht ia bllokoi këtë opsion një pjese të mirë përdoruesish gjatë një testi që po zhvillonte në lidhje me fshehjen e "like-ve".

"Kemi qenë duke testuar një eksperiencë të re që lidhet me fshehjen e pëlqimeve në postimet e Feed-it. Padashje, përfshimë një numër më të madh njerëzish tek ky testim, që ishte një gabim. Sidoqoftë, po përpiqemi ta rregullojmë që sa më shpejt të jetë e mundur, njerëzve t'ju shfaqen sërish."- është shprehur një nga përfaqësuesit e Facebook-ut.

Në fakt, tentativat e Instagramit për të fshehur "like-et" për përdoruesit amerikanë të platformës nisi dy vite më parë me qëllim për ta bërë këtë rrjet më pak konkurrues dhe për t'i dhënë njerëzve mundësinë të fokusohen tek gjërat që duan dhe që i frymëzojnë pa u krahasuar me të tjerët. Llogaritë e përfshira në eksperiment mund të shihnin vetë se cilët ishin njerëzit që i kishin pëlqyer postimet, por njerëzit që ndiqnin, jo.

Diçka e tillë u shoqërua me të gjitha llojet e komenteve. Nga njëra anë njerëzit e vlerësuan si vendim, pas do ndryshonte kultura e ndikimit në bazë të "like", por blogeret s'ishin dakord duke qenë se e përdorin platformën për të marketuar produkte apo biznese të ndryshme dhe pëlqimet janë njësia matëse e efektivitetit të tyre.

Burimi: Pop Sugar