Social Buzz

Përdorim i fjalëve të pista mund të jetë i shëndetshëm: Ja se si!

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2021

Përdorim i fjalëve të pista mund të jetë i

Ne shpesh i përdorim sharjet apo fjalët e pista si një mjet të thjeshtë për të shprehur ndjenjat tona, qofshin ato pozitive apo negative. Sidoqoftë, studimet tregojnë dhe ca të mira të tjera të këtyre fjalëve jo dhe aq "të mira".

1. Përdorimi i fjalëve të tilla mund të jetë shenjë e inteligjencës

Sipas një studimi, përdorimi i fjalëve të pista nënkupton se jeni inteligjent. Pjesëmarrësit në studim kishin për detyrë të rendisnin të gjitha fjalët që fillojnë me F, A ose S që ata mund të mendonin për një minutë. Pas kësaj, atyre iu dha një minutë shtesë për të menduar për fjalë që fillonin me të njëjtat tre shkronja. Rezultatet e studimit ishin se njerëzit që mund të mendonin për më shumë fjalë, ishin ata që kishin përdorur më shumë "fjalë të pista".

2. Mund të jetë shenjë e sinqeritetit

Në një seri prej tre studimesh, të kryera në vitin 2017, u zbulua një lidhje pozitive midis përdorimit të fjalëve të pista dhe sinqeritetit. Për më shumë rreth kësaj lidhjeje lexoni këtu.

3. Mund të përmirësojë tolerancën ndaj dhimbjes

Studime të shumëfishta kanë vërtetuar se sharjet/fjalët e pista mund të rrisin tolerancën tonë ndaj dhimbjes. Ky studim e provoi përmes një eksperimenti: Njerëzit që vunë duart në ujë akull të ftohtë dhe përdorën këto fjalë ishin në gjendje të ndjenin më pak dhimbje dhe t'i mbanin duart në ujë më shumë sesa njerëzit që nuk përdorën fyerje.

4. Mund t'ju ndihmojë të krijoni afrimitet me stafin e punës

Sipas një studimi, përdorim i fjalëve të tilla në formën e shakave në vendin e punës kishte efekte pozitive në atmosferën e krijuar. U zbulua se format e këtij fjalori ishin përdorur për të shprehur dashamirësi dhe solidaritet, por gjithashtu si një mjet për të rregulluar ose lehtësuar ndërlikimet që përfshijnë ankesa ose kërkesa të refuzuara.

Përdorim i fjalëve të pista mund të jetë i