Celebrity

Ylli i 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të tretë!

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2021

Ylli i 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të

Gal Gadot, aktorja e famshme e "Wonder Woman" është sërish në pritje të ëmbël! Lajmin e ka konfirmuar vetë 35-vjeçarja përmes një fotoje të postuar në Instagram. Gadot pozonte me bashkëshortin Jaron Varsano dhe dy vajzat e saj!

Ylli i 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të

"Ja ku jemi sërish!"- shkruan ajo.

Shtatzënë për herë të tretë, Gadot është nënë e Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3. Lajmi erdhi vetëm 1 ditë pasi aktorja izraelite u shfaq në Golden Globe për të dhënë njërin prej çmimeve.

Ylli i 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të

Në maj të 2017-ës, ylli i Wonder Women ka folur për magjinë që ndjen një grua gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Ylli i 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të

"Mund të duket qesharake, por unë ndihem si Wonder Women kur lind. Kur je duke sjellë në jetë dikë ndihesh si Zot dhe thua me vete: "O Zot, këtë e kam bërë unë!" Gjëja më e bukur në botë është të bëhesh nënë dhe të japësh jetë."

Burimi: People