Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti me këngën fituese të festivalit "Karma".
Pak orë më parë, këngëtarja publikoi videoklipin zyrtar të këngës, të cilën zgjodhi ta prezantojë duke ruajtur versionin origjinal në gjuhën shqipe. Gjatë klipit çfarë binte në sy ishte pamja "dramatike" e Peristerit, e veshur me dy fustane: të kuq dhe të bardhë, si për të simbolizuar dy anët e medaljes.
Kënga me test të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.
Eurovizioni do të rikthehet në maj pavarësisht nga pandemia, por sigurisht duke iu përshtatur kushteve të reja.
View this post on Instagram
Sipas njoftimeve të deritanishme pritet të mbahet një shfaqje me distancë sociale, me një audiencë të reduktuar dhe pjesëmarrës në arenën Ahoy në Roterdam, përfshirë masa të rrepta sigurie anti-Covid. Skenari tjetër (C) përfshin transmetimin e performancave live-on-tape (live, por të regjistruara paraprakisht). Në skenë do të jetë një audiencë e reduktuar, ndërsa alternativa e fundit, skenari (D), është zhvillimi i konkursit në mënyrë virtuale.