Jeni ndarë, por s’jeni ndarë
Edhe pse de juro nuk jeni më bashkë, de facto vazhdoni takoheni dhe flini me njëri-tjetrin.
Na kuptoni; askush s’ju paragjykon, por është shumë e vështirë të shkëputesh emocionalisht nga dikush nëse ke raport fizik, apo e takon atë.
Kur kryen marrëdhënie, truri çliron një kimikat që quhet oksitoksinë, fajtori pse ju duket se keni akoma ndjenja për të. Në mos njëri, tjetri e përjeton ndryshe marrëdhënien “vetëm për një natë”.
Ti vdes të bësh drama!
Ekspertët besojnë se elementi kryesor pse krijojmë varësi ndaj telenovelave është marrëdhënia ndahu-vuaj-pajtohu-ndahu-vuaj prapë e personazheve kryesore. Sipas tyre, drama e të ndarit dhe të bashkuarit përsëri mund të kthehet në varësi. Shumë njerëz përjetojnë kënaqësi nga drama e sherrit dhe pastaj ribashkimit, çka s’është aspak e shëndetshme.
Mësoni të shijoni gjëra të tjera në marrëdhënien tuaj, si përshembull të qenit bashkë, të ndarit bashkë një darkë apo një mëngjes. Ka shumë gjëra që të dhurojnë emocion, përveç ndarjes!
Ke frikë se s’do gjesh dikë më të mirë se ai
Frika është një ndër faktorët e rëndësishëm pse njerëzit kthehen prapë e prapë. Në shumë raste, nuk kthehen për shkak të ndjenjave por sepse kanë frikë se do të mbeten vetëm dhe pastaj do t’u duhet të fillojnë përsëri nga e para, të njohin njerëz që ndoshta s’do t’u pëlqejnë, apo thjesht me të cilët nuk janë mësuar.
Për këtë, duhet të arrihet në një pikë- që ndonjëherë duket kaq e largët- në të cilën ndihesh i pavarur dhe i kënaqur edhe duke qenë vetëm.
E urren ndryshimin
Një studim i Universitetit të Stanford-it në 2016-ën tregoi se ka dy lloje njerëzish: të parët, besojnë se personaliteti i tyre është përcaktuar që në lindje. Pra, që nëse do të jenë të turpshëm, të shoqërueshëm apo shumë të shoqërueshëm është përcaktuar që në lindje. Lloji i dytë janë ata që besojnë se personaliteti i tyre ndryshon me çdo përvojë jete.
Nëse i përket llojit të parë të njerëzve- pra, të atyre që mendojnë se janë lindur ashtu dhe ashtu do të vdesin- e ke më të vështirë t’i përballosh ndarjet, sepse në përgjithësi të duket goxha e vështirë që një njeri të përshtatet me një ndryshim të tillë. Ke prirjen të besosh se ish-i nuk refuzoi marrëdhënien me ty, por të refuzoi ty si individ.
Në fakt, shumica e njerëzve nuk ndahen sepse njëri është i keq. Ndahen sepse nuk funksionojnë bashkë dhe kaq.
Ti beson se ish-i yt është bërë më i pjekur pas ndarjes
Një studim mes çifteve që ishin rikthyer bashkë, i kryer nga Universiteti i Kansas-it në 2013-ën, tregoi se ata kishin prirjen të mendonin se ish-i kishte ndryshuar që nga hera e parë. Gjejeni pak? Zbuluan se shumë pak prej tyre kishin ndryshuar vërtet.
Kështu që herën tjetër që keni ndërmend të riktheheni me ish-in, bëni një listë të gjërave që ju çuan drejt ndarjes dhe shikoni nëse vërtet ka mundësi që ato të kenë ndryshuar. Nëse jo, mos e lodhni kot veten.
Burimi: Bustle