Ekspertët e bukurisë thonë se një prej gabimeve më të mëdha që bëjmë ne është aplikimi i tepërt i grimit! Sipas tyre, mund të dukemi shumë herë më të reja dhe të freskëta nëse përdorim vetëm 3 produkte dhe asgjë më shumë.
“Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë është aplikimi i tepërt i grimit. Vajzat mendojnë se e kanë të nevojshme dhe mendoj se kjo i bën të duken më të mëdha në moshë, veçanërisht gjatë grimit të përditshëm. Duhet të jeni të dashura me lëkurën. Vajzat e teprojnë dhe kur vendosin shumë makeup, lëkura bie poshtë.”
Në vend të përdorimit të shumë produkteve, ata rekomandojnë shmangien e fondatinës dhe përmbledhjen e gjithë rutinës tuaj me tre produkte të vetme.
Fillojmë?
Përdorni një ngjyrë bezhë mbi qepalla dhe në kockën e vetullave, pastaj merrni blush-in dhe kalojnë shpejt dhe lehtë mbi sy. Lyeni buzët me një ngjyrë të këndshme që ju përshtatet me tonalitetin e lëkurës tuaj, një rozë pjeshke ose një të kuqe të lehtë dhe përdorni një rimel të lehtë, nuk keni pse e ekzagjeroni.
Nëse ju pëlqen dhe pak më shumë grim, aplikoni bronzer në zonën e ballit, qafës dhe mollëzave, për një nxirje të lehtë.
Pastaj për fanatikët e fondatinës këshillohet të aplikohet me gisht, për të patur nën kontroll sasinë. Tregohuni dorështrënguar për një rezultat më natyral. Nëse fondatina për ju është hap i pashmangshëm, investoni me një të mirë.
Mos e teproni me vetullat, qëndroni larg tatuazheve dhe heqjeve të pakontrolluara. Shfrytëzoni magjinë e lapsit, sërish duke ruajtur formën tuaj natyrale.
Burimi: Elle