Muzika

Eurovision: Përjashtohet skenari i parë – ç’pritet të ndodhë?

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2021

Eurovision: Përjashtohet skenari i parë – ç’pritet

Përmes një njoftimi zyrtar, Eurovision Song Contest njoftoi se për edicionin e vitit 2021 është përjashtuar skenari i parë, i cili përfshinte një organizim me shumë njerëz.

"Eurovision Song Contest patjetër që do të rikthehet këtë maj pavarësisht nga pandemia, por, në rrethanat mbizotëruese, për fat të keq është e pamundur ta organizojmë në mënyrën siç jemi mësuar," tha mbikëqyrësi ekzekutiv Martin Österdahl.

Skenari B përfshin një shfaqje me distancë sociale, me një audiencë të reduktuar dhe pjesëmarrës në arenën Ahoy në Roterdam, përfshirë masa të rrepta sigurie anti-Covid. Skenari C përfshin transmetimin e performancave live-on-tape (live, por të regjistruara paraprakisht). Në skenë do të jetë një audiencë e reduktuar, ndërsa alternativa e fundit, skenari D, është zhvillimi i konkursit në mënyrë virtuale.

Eurovision: Përjashtohet skenari i parë – ç’pritet

Konkursi i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë. Eventi i këtij viti do të mbahet më 18, 20 dhe 22 maj. Shqipëria do të përfaqësohet me fituesen e edicionit të 59 të “Festivalit të Këngës”, Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.