Health

Fraza ‘Mos e merr personale’ s’është përherë kaq naive: Psikologët shpjegojnë kur është e rrezikshme

Fraza ‘Mos e merr personale’ s’është

T’i drejtohesh dikujt duke i thënë  “Mos e merr personale” është mjaft e zakonshme dhe përgjithësisht përdoret me qëllime të mira. Nuk është çudi që kushdo të nervozohet ose të mos e mirëpresë mendimin e dikujt, ndaj fraza “Mos e merr personale” është e natyrshme. Mirëpo ekspertët e psikologjisë vënë në dukje se në disa raste, kjo frazë është një formë manipulimi dhe e rrezikshme.

Ata i referohen “gaslighting” – një term që përshkruan abuzimin dhe manipulimin psikologjik, kur një person bën dikë tjetër që të dyshojë te mendimi i tij, te perceptimi i realitetit dhe te kujtimet. Njerëzit që përjetojnë këtë formë abuzimi mund të ndihen të hutuar, të shqetësuar dhe të paaftë të besojnë në vetvete.

Dr. Claire Jack, një terapiste me bazë në Edinburgh, thotë se fraza “mos e merr personale” zakonisht i referohet një shenje shqetësuese. Për Psychology Today ajo theksoi se këta njerëz, pasi lëndojnë, reagojnë në këtë mënyrë kur vënë re se dikush është i ndjeshëm. Përmes këtij reagimi – pra duke thënë “Mos e merr personale – thekson Dr. Claire Jack, këta njerëz zhvlerësojnë përvojën e dikujt tjetër.

Në rastin e “gaslighting”, problemi kryesor me "ti po e dramatizon kot" ose fraza të ngjashme është se, e përdorur në kontekst të gabuar, mund të largojë aftësinë tuaj për të zotëruar ndjenjat. Pavarësisht se sa të justifikuara mendojnë njerëzit e tjerë se janë reagimet tuaja, ato ekzistojnë pikërisht ashtu – janë tuajat. Nuk i takon askujt tjetër që t'ju tregojë se si ndiheni, ose sa të pranueshme janë ndjenjat që përjetoni.

Psikoterapistja Stephanie Sarkis, autore e “Gaslighting: Si të njihni njerëzit manipulues dhe abuzues emocionalisht”, tha për Health se “pas një kohë, ju filloni të besoni se ata, pra manipuluesit, kanë të drejtë”. “Sa më shumë t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt dhe të vini në dyshim realitetin, aq më shumë do të besoni te ky person më vonë. Me kalimin e kohës, përfundimisht do të arrini në një pikë ku vetëbesimi do të shkatërrohet dhe nuk do t’i besoni më vetes”.

Këta njerëz, të njohur si “gaslighters”, janë të pranishëm në të gjitha sferat e jetës, në shumë marrëdhënie dhe çuditërisht mund të jetë e vështirë që të kuptohet toksiciteti i një marrëdhënieje të tillë. Njerëzit që përpiqen të gjykojnë dhe zotërojnë emocionet tuaja janë përherë të rrezikshëm.

Fraza ‘Mos e merr personale’ s’është

Burimet: Health, Psychology Today

REELS

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

The phrase 'Do not take it personal' is not always so naive: Psychologists explain when it is dangerous

Fraza ‘Mos e merr personale’ s’është

Addressing someone by saying "Don't take it personally" is quite common and is generally used with good intentions. It is no wonder that everyone gets nervous or does not welcome someone's opinion, so the phrase "Do not take it personally" is natural. But psychologists point out that in some cases, this phrase is a form of manipulation and dangerous.

They refer to "gaslighting" - a term that describes psychological abuse and manipulation, when a person makes someone else doubt their thinking, perception of reality and memories. People who experience this form of abuse may feel confused, anxious, and unable to believe in themselves.

Dr. Claire Jack, an Edinburgh-based therapist, says the phrase "don't take it personally" usually refers to a disturbing sign. For Psychology Today she stressed that these people, after getting hurt, react this way when they notice that someone is sensitive. Through this reaction - so saying "Do not take it personally - emphasizes Dr. Claire Jack, these people devalue someone else’s experience.

In the case of "gaslighting", the main problem with "you are dramatizing it in vain" or similar phrases is that, used in the wrong context, it can take away your ability to control your emotions. No matter how justified other people think they are your reactions, they exist just like that - they are yours. It is not up to anyone else to tell you how you feel, or how acceptable the feelings you are experiencing are.

Psychotherapist Stephanie Sarkis, author of "Gaslighting: How to Recognize Manipulative and Emotionally Abusive People," told Health that "after a while, you start to believe that they, the manipulators, are right." "The more it makes you feel insecure and question the reality, the more you will trust this person later. "Over time, you will eventually reach a point where self-esteem will be destroyed and you will no longer trust yourself."

These people, known as "gaslighters", are present in all walks of life, in many relationships and surprisingly it can be difficult to understand the toxicity of such a relationship. People who try to judge and control your emotions are always dangerous.

Fraza ‘Mos e merr personale’ s’është

Burimet: Health, Psychology Today