Reperi dhe producenti miliarder, Dr. Dre thotë se do të shkojë “së shpejti në shtëpi”, pasi ka marrë trajtim mjekësor në një spital në Los Angeles, për një aneurizëm të trurit*.
Aneurizmi i trurit është një fryrje anormale e një ene gjaku në tru. Ajo mund të “rrjedhë” ose të çahet, duke shkaktuar hemorragji të brendshme/gjakderdhje në tru, që mund të jetë fatale.
Fituesi i gjashtë çmimeve Grammy tha në një postim në rrjetet sociale se ishte mirënjohës për urimet e miqve, familjes dhe fansave të tij.
TMZ raportoi se ai kishte një aneurizëm të trurit të hënën dhe po shërohej në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai. Dre nuk dha asnjë arsye për shtrimin në spital.
“Unë jam duke e marrë veten dhe jam nën kujdesin e shkëlqyer të ekipit tim mjekësor”, tha ai. “Do dal nga spitali dhe do kthehem së shpejti në shtëpi. Faleminderit gjithë profesionistëve të mëdhenj mjekësorë në Cedars!”
Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, ka prodhuar hite për Tupac, Snoop Dogg, Eminem e të tjerë.
Lindur në qytetin e Kalifornisë Jugore të Compton, ai shpërtheu në skenën muzikore si një anëtar bashkë-themelues i NWA, duke prodhuar albumin debutues të vitit 1988 të grupit, "Straight Outta Compton".
Dre ka prodhura hite dhe albume të suskesshme me këngëtarë si Kendrick Lamar, 50 Cent, Jay-Z, Nas, Busta Rhymes etj.
Ai ka patur sukses dhe përtej zhanrit rep, me hite të muzikës pop për Gwen Stefani dhe Mary J Blige.
Dre themeloi Beats Electronics në 2008-ën me Jimmy Iovine dhe gjashtë vite më vonë, ata filluan një shërbim abonimi streaming, "Beats Music".
Apple i bleu të dyja në një kontratë 3 miliardë dollarëshe në vitin 2014.
Burimi: The Guardian