Ndarja

7 gjëra që të paktën njëri nga të dy do të donte t'i thoshte pas ndarjes

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2020

7 gjëra që të paktën njëri nga të dy do të

Edhe nëse je ti vetë ai/ajo që kërkon ndarjen, dihet që shija që lë fundi i një marrëdhënieje nuk është e mirë. Sido që të jetë ndarja, nuk mund të lërë një ndjesi të mirë; jo nëse jeni dashur. Intuita na lejon ta kuptojmë kur diçka ka marrë fund dhe nuk ka më kthim, por të zgjohesh të nesërmen vetëm, duke e ditur që ai/ajo s'do të jetë më aty, është nisja e një proçesi të gjatë, të dhimbshëm të së ashtuquajturës "harresë".

Ndoshta për shkak të turbullirës që shoqëron ndarjen, disa herë është e vështirë t'ia thuash gjërat plotësisht siç i ndjen. Gjithsesi, ditët në vijim janë plot mendime që shuajnë pak nga pak mjegullën, duke shfaqur qartazi dëshirat më të vërteta.

1. "Do të doja shumë të mos ndaheshim"

Një ndër ato gjëra që lihet të kuptohet, herë-herë edhe thuhet.  Edhe nëse ndarja është një vendim që e ke marrë vetë, s'është asnjëherë e thjeshtë.

2. "Edhe pse do të doja shumë të mundeshim, nuk mund të rikthejmë atë që kishim"

Disa gjëra e humbin kuptimin, ndonëse dikur mund të ketë qenë ndjesia më e mrekullueshme.

3. "Kjo ndarje më kushtoi javë të tëra trishtimi"

Njëmijë arsyet për tu ndarë nuk i fshijnë dot njëmijë çastet e bukura bashkë.

4. "Thellë, shpresoj shumë për një zgjidhje nga ty"

Ndihesh e lodhur së kërkuari mënyra për të vazhduar. Qoftë edhe një fjalë prej tij, ndonjëherë do të mjaftonte për të rikthyer besimin.

5. "Nga ana tjetër, jam e qetë që ti nuk përpiqesh"

Do të ishte e njëjta histori, përsëri e përsëri. Vetëm sa do të stërmundoheshim edhe një herë tjetër.

6. "Do të doja të përjetonim për herë të fundit ndjesitë e dikurshme"

Një natë së bashku, qoftë edhe një puthje. Por asgjë nuk do të ishte si më parë.

7. "Të kam dashur. Nuk të dua më, kjo është e qartë, por mbase të dua"

Është kaq e shkurtër dashuria, kaq i gjatë harrimi.

Burimi: Bustle