Shawn Mendes i kërkoi falje Sam Smith-it pasi përdori përemrin e gabuar teksa prezantonte këngëtarin në koncertin Jingle Ball në iHeartRadio. Shawn prezantoi Sam-in si “ai” në vend të “ata”.
Ai kërkoi ndjesë dhe u shpreh se nuk do të ndodhë më, ndërkohë që Sam pranoi ndjesën dhe tha se “po mësojmë të gjithë së bashku”.
Në shtator të vitit 2019, Sam Smith tha në rrjete sociale: “Pas një jete që kam qenë në luftë me gjininë time, kam vendosur ta përqafoj veten për atë që jam, brenda dhe jashtë”. Sam identifikohet si jo-binar dhe prandaj si gjithë njerëzit e tjerë, përdor përemrat “ata/atyre”.
Jo-binar është një spektër i identiteteve gjinore, që nuk janë ekskluzivisht mashkull dhe femër. Disa njerëz jo-binarë ndiejnë se janë një përzierje e dy gjinive, ndërsa disa të tjerë nuk identifikohen me asnjë gjini.