Celebrity

Jennifer Lawrence duket si njeri tjetër në filmin e ri

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2020

Jennifer Lawrence duket si njeri tjetër në filmin e ri

Jennifer Lawrence ka eksperimentuar me disa modele dhe ngjyra flokësh, ndër vite, por sidoqoftë ajo ka një pamje tipike identifikuese: Flokë bjondë me onde të lehta.

Sidoqoftë, ndërsa xhironte filmin e ardhshëm “Don’t Look Up” me Leonardo DiCaprio-n në një stacion treni në Boston, Lawrence dukej krejtësisht ndryshe.

Me baluke të shkurtra dhe flokë të kuq, është e vështirë të dallosh se është ajo:

Jennifer Lawrence duket si njeri tjetër në filmin e ri

Jennifer Lawrence duket si njeri tjetër në filmin e ri

Sipas Deadline, filmi është për fundin e botës dhe flet për dy astronomë që fillojnë një turne mediatik për të paralajmëruar njerëzimin se një asteroid po afrohet dhe do të shkatërrojë Tokën.

Përveç Jennifer Larwnce dhe Leonardo DiCaprio-s, filmi ka dhe një kast me shumë artistë të dashur për pubikun, si Timothée Chalamet, Meryl Streep, Jonah Hill, Cate, Blanchett, Ariana Grande, Matthew Perry, Kid Cudi, Himesh Patel, Tomer Sisley dhe Rob Morgan.

Jennifer Lawrence duket si njeri tjetër në filmin e ri

Burimi: In Style