Moda

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u rikthyen përsëri në 2020-ën

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2020

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u

Nuk është sekret që industria e modës ka një prirje të jetë nostalgjike.

Më poshtë gjeni 6 trendet e modës, që fillimisht u prezantuan në vitet ’00 dhe dy dekada më vonë, po pushtojnë pasarelat e modës dhe rrjetet sociale të blogereve dhe influencuesve.

#1 -  Këpucët Crocs

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u

Mbetet një trend i diskutueshëm, sepse jo të gjithë i duan, por sidoqoftë këtë sezon i pamë te firma si Balenciaga dhe te të famshëm si Justin Bieber.

#2 – Kostumet sportive velour

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u

Më shumë se dy dekada më vonë, kostumet tipike të “Juicy Couture” rikthehen në 2020-ën. Ajo që i risolli këtë vit ishte Kim Kardashian me koleksionin e ri të Skims. Ndërkohë që prej dekadash, ikona e kostumeve velour mbetet Paris Hilton.

#3 – Flip-flops (“shapka me gisht”)

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u

Për një periudhë të shkurtër, shapkat e thjeshta u zëvëndësuan me sandalet gladiatorë apo modele të tjera, por në fund, u rikthyem përsëri në bazë.

#4 – Këpucët me platformë

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u

Platformat janë si këpucët e thjeshta me taka, por pak më të rehatshme. Kështu që, nuk na vjen keq që u rikthyen. Sidoqoftë, platforma shumë e lartë mund të duket qesharake.

#5 – Pulovrat (cardigans)

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u

Bluzat e thurura me kopsa janë rikthyer pas një pauze shumë të gjatë dhe s’mund të ishim më të lumtur. Si bluzë apo pulovër, ato janë të rehatshme dhe të buta, ideale për këtë kohë.

#6 – Xhinset me shtat të ulët

Industria nostalgjike e modës: 6 trende të viteve 2000, që u

Xhinset nuk njohin kohë, por nuk e prisnim që një ditë do të riktheheshin përsëri dhe xhinset me shtat të ulët. Epo, ajo ditë, ka ardhur.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Bustle

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI