Pushteti

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë po ndodh

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2020

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë po ndodh

Me 50 shtete, 2 kandidatë dhe miliona votues, zgjedhjet në Amerikë mund të sjellin çdo lloj surprize! Çfarë po ndodh deri më tani me votimet? Pjesëmarrja e lartë e votuesëve, e ka bërë edhe më të ngushtë dhe delikate zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-ve.

Përditësim, ora 16:24/ Tabela me rezultatet aktuale

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë po ndodh
NGA: The Associated Press

Përditësim, ora 11:44/ Tabela me rezultatet aktuale

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë po ndodh
NGA: The Associated Press

Artikulli i mëparshëm:

Deri më tani, Joe Biden numëron rreth 224 vota ndërsa Trump 213, por rezultati përfundimtar pritet të dalë pas pak ditësh. Nurmi i plotë i votave që duhet mbledhur për t'u shpallur president i Amerikës është 270.

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë po ndodh

Trump së fundmi ka fituar në Florida dhe Texas, duke bërë që diferenca me kandidatin demokrat të ngushtohet.

Sipas CNN, pjesëmarrja në votime ka qenë e rregullt dhe njerëzit kanë respektuar masat kundër Covid-19, duke u shfaqur me maska e ndërsa një pjesë e mirë kanë votuar përmes postës. 

Incidenti i vetëm shqetësues, është regjistruar në Karolinën e Veriut, ku një person i armatosur u arrestua pasi akuzohej se kishte shkelur perimetrin rrethues në një nga qendrat e votimit.

36-vjeçari, sipas policisë pasi kishte votuar, qëndronte atje "për të frikësuar votuesit e tjerë", derisa autoritetet e arrestuan.

Përmes një statusi në Twitter, Trump ka njoftuar se do të bëjë një deklaratë për shtyp, ndërkohë që është i sigurt për "fitoren e madhe". Nga ana tjetër, edhe Biden është i sigurt në rrugën e tij drejt fitores, por ndryshe nga Trump sugjeron shmangien e këtyre deklaratave.

Burimi: BBC, CNN