Mama VIP

Nuk e merrni dot me mend profesionin që i biri i Anne Hathaway mendon se ajo ka

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2020

Nuk e merrni dot me mend profesionin që i biri i Anne Hathaway mendon se

Anne Hathaway, teksa bisedonte për Daiy Pop në E!Online në lidhje me rolin e saj në versionin e vitit 2020 të “The Witches”, u ndal te prindërimi dhe arsyet se pse fëmijët e saj nuk do ta dinë që ajo është aktore, të paktën për një periudhë të pacaktuar kohore.

Anne është nënë e dy fëmijëve, Jonathan, 4 vjeç dhe Jack, 11 muajsh, nga marrëdhënia me bashkëshortin, aktorin Adam Shulman. Teksa fliste për fëmijët, aktorja u shpreh se ata nuk do t’i shohin filmat e saj derisa të rriten. Konkretisht, Anne shpreson që të parandalojë fëmijët që të shohin rolen e saj në skena seksi.

Nuk e merrni dot me mend profesionin që i biri i Anne Hathaway mendon se

Ajo shtoi, “Ti nuk e di se sa do t’u interesojë atyre kjo gjë”. Në fakt, djali i madh i saj beson se ajo është...bibliotekare.

“Tani për tani, djali im mendon se unë jam bibliotekare dhe punoj në një bibliotekë. Kështu që, në një moment të caktuar, do t’ia bëj të ditur që unë jam një lloj tjetër tregimtareje.”

Në një intervistë për The Sunday Times në vitin 2019, ajo e përshkroi kështu veten si nënë: “Nuk jam e përsosur, por nëse jam e hutuar dhe e nervozuar sigurohem që ai të jetë i sigurt, largohem, qetësohem dhe pastaj shkoj tek ai.”

Hathaway theksoi se të përpiqesh të mos e ngresh zërin kur je prind është një sfidë më vete. “E humbas ndonjëherë, por dua të mësoj prej gabimeve të mia,” shtoi ajo. Ndër të tjera, aktorja tregoi se në përvojën si nënë kishte marrë shembull nga princ William dhe Kate Middleton, të cilët shpeshherë kanë folur për rëndësinë e komunikimit prind-fëmijë. Sipas The Sunday Times, aktorja kishte lexuar diçka mbi prindërimin e çiftit mbretëror, gjë që i kishte mbetur në mendje.

“Ata zbresin në nivelin e fëmijës kur bëhet fjalë për të komunikuar. I flasin në sy në mënyrë që fëmijët të ndihen të fuqishëm. Mendova se ishte me të vërtetë e rëndësishme dhe nisa ta bëja këtë me Jonathan-in.”

MOS I HUMBISNI