KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Anne Hathaway për prindërimin: Marr shembull nga Kate Middleton dhe princ William

11 Shkurt 2019

Si një nënë krenare e një vogëlushi dy vjeçar nga martesa 6-vjeçare me Adam Shulman, Anne Hathaway foli gjerë e gjatë për prindërimin duke zbuluar edhe më shumë detaje se ku frymëzohet në detyrën e saj si nënë.

Në një intervistë për The Sunday Times, ajo u shpreh kështu: “Nuk jam e përsosur, por nëse jam e hutuar dhe e nervozuar sigurohem që ai të jetë i sigurt, largohem, qetësohem dhe pastaj shkoj tek ai.”

Hathaway theksoi se të përpiqesh të mos e ngresh zërin kur je prind është një sfidë më vete. “E humbas ndonjëherë, por dua të mësoj prej gabimeve të mia,” shtoi ajo.

Ndër të tjera, aktorja tregoi se në përvojën si nënë kishte marrë shembull nga princ William dhe Kate Middleton, të cilët shpeshherë kanë folur për rëndësinë e komunikimit prind-fëmijë.

Sipas The Sunday Times, aktorja kishte lexuar diçka mbi prindërimin e çiftit mbretëror, gjë që i kishte mbetur në mendje.

“Ata zbresin në nivelin e fëmijës kur bëhet fjalë për të komunikuar. I flasin në sy në mënyrë që fëmijët të ndihen të fuqishëm. Mendova se ishte me të vërtetë e rëndësishme dhe nisa ta bëja këtë me Jonathan-in.”

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI