Ka kaq shumë diskutime për tatuazhet dedikuar partnerit/es, por në fund zgjedhja është krejtësisht personale. Prandaj, nëse e ndjeni dhe keni kohë që e mendoni seriozisht të bëni diçka për të, le të themi se e gjetët.
Hailey Baldwin, së fundmi bëri një të tillë dedikuar Justin, por edhe pse i dashuri juaj s'është Justin, të paktën tatuazhi mund të duket njësoj.
Modelja zgjodhi një "J" shumë minimaliste, në gishtin e unazës, shoqëruar me një yll. Siç mund ta shihni, tatuazhi minimalist është fiks për një simbol "intim" dedikuar njeriut të zemrës.
Përveç tij, bashkëshortja e Bieber, shkroi rreth qafës "beleza" - bukuri në portugalisht, tatuazh që i ngjason një varëseje.
Hailey, duket se është fanse e tatuazheve të thjeshtë, të punuar në mënyrë elegante dhe shumë finë. "Lover" në anë të qafës së saj është gjithashtu ide goxha frymëzuese.
Burimi: Cosmopolitan