Social Buzz

Rikthehet dilema e ngjyrave: Si i shihni atletet e Billie Eilish?

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2020

Rikthehet dilema e ngjyrave: Si i shihni atletet e Billie Eilish?

Nëse menduat se debati i famshëm për ngjyrat – e kemi fjalën për fustanin “e zi + blu” vs “i bardhë + gold” të vitit 2015 – nuk do të rikthehej, gabuat. Billie Eilish, faleminderit!

Billie u shpreh se mendon se fustani i famshëm ishte në të vërtetë “blu dhe gold” dhe më pas tha se vite më parë, kishte veshur një palë atlete të cilat i ati i saj i shihte si “rozë + të bardhë”, ndërkohë që atletet ishin “të bardha + mente”. Billie u shokua kur shumë fansa ranë dakord me babain e saj. Ja një foto e atleteve:

Rikthehet dilema e ngjyrave: Si i shihni atletet e Billie Eilish?

Rikthehet dilema e ngjyrave: Si i shihni atletet e Billie Eilish?

Pyetje: 

Poll

Në fakt, atletet e saj Nike Air More Uptempo në të vërtetë janë të bardha me mente. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që atletet të përfshihen në studimet për perceptimin e ngjyrave, si rasti i #TheDress. Ndonëse ngjyra u konfirmua si e zezë me blu, fustani nxiti diskutime për mënyrën si percetohen ngjyrat në fotografi të caktuara.
Rikthehet dilema e ngjyrave: Si i shihni atletet e Billie Eilish?