Celebrity

Këngëtarja feston 62-vjetorin me familjen dhe të dashurin 26-vjeçar

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2020

Këngëtarja feston 62-vjetorin me familjen dhe të dashurin

Përpara pak ditësh, më 16 gusht, Madonna ka festuar ditëlindjen e saj të 62-të në Xhamajka me miqtë dhe familjen e saj.

Pas disa fotosh të publikuara prej tyre në rrjetet sociale, nuk ka më dyshime për lidhjen e këngëtarës me balerinin 26-vjeçar, Ahlamalik Williams. Dyshja u shfaq e pandarë gjatë gjithë mbrëmjes dhe së bashku, pozuan disa herë në krahët e njëri-tjetrit.

Këngëtarja feston 62-vjetorin me familjen dhe të dashurin

William është tre vite më i madh se vajza e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, e cila ishte gjithashtu e pranishme në festën e nënës së saj:

Këngëtarja feston 62-vjetorin me familjen dhe të dashurin

Festa e ditëlindjes kishte të pranishëm edhe fëmijët e tjerë të birësuar të këngëtares, Mercy, 14 vjeç, David, 14 vjeç dhe binjakët 7-vjeçarë, Stelle dhe Estere. Vetëm djali i Madonnës, Rocco, 20 vjeç, nuk ishte i pranishëm në festë.

Këngëtarja feston 62-vjetorin me familjen dhe të dashurin

Ajo që u duk më befasuese ishte Madonna duke pozuar me një pjatë të madhe, mbushur me marijuanë gjatë festimeve të ditëlindjes së saj:

Këngëtarja feston 62-vjetorin me familjen dhe të dashurin

Ky vit ka qenë i vështirë për yllin e muzikës, e cila u detyrua të anullojë 18 shfaqje gjatë turneut të saj të fundit, pasi u "lëndua në një moment të papritur". Pas përfundimit të turneut në Paris, në muajin mars, Madonna zbuloi më në fund se me çfarë po luftonte: koronavirusin.

“Unë nuk jam e sëmurë aktualisht”, u tha ajo ndjekësve në maj. “Kur testoheni pozitivisht për antitrupat do të thotë që e keni patur dhe e keni kaluar virusin, të cilin unë qartazi e pata, pasi u ndjeva e sëmurë në fund të turneut tim në Paris, më shumë se shtatë javë më parë, së bashku me shumë artistë të tjerë në shfaqjet e mia”.

Burimi: News AU