Celebrity

Për herë të parë pas ndarjes: Aktori bën deklaratën më të ëmbël për ish-të dashurën

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2020

Për herë të parë pas ndarjes: Aktori bën

Çifti i famshëm i Riverdale, aktori Cole Sprouse dhe Lili Reinhart i dhanë fund lidhjes pak muaj më parë dhe që atëherë asnjëri nuk komentoi kurrë asgjë. Deri më tani, kur Cole vendosi të flasë për ndarjen e tyre, në mënyrën më romantike të mundshme. 

Për herë të parë pas ndarjes: Aktori bën

Ky i fundit, orë më parë postoi një foto në Instagram ku shfaqet ish-partnerja e tij në pyll. Përshkrimi nën foto, ishte nga ata që rrallë ju ndodh të lexoni:

"Unë dhe Lili u ndamë fillimisht në janar të këtij viti dhe më pas vendosëm të ndaheshim përfundimisht në mars. Çfarë eksperience të paharrueshme pata! Gjithmonë kam qenë me fat dhe i bekuar që pata shansin të bija në dashuri. S'i uroj asgjë tjetër veç lumturisë dhe dashurisë. Gjithçka dua të them për të, asgjë tjetër që do të dëgjoni nuk ka rëndësi."- shkruan aktori që vijon të jetë fansi i saj duke e mbështetur dhe vlerësuar publikisht për projektin e ri filmik që del së shpejti.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cole Sprouse (@colesprouse) on

Postimi i tij vjen ndryshe nga deklarata që Lili dha së fundmi, ku foli për gjendjen e rënduar mendore pas ndarjes nga Cole dhe depresionit që ju desh të kalonte.