Celebrity

Gigi Hadid brune, nuk mund t’i ngjante më shumë të motrës

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2020

Gigi Hadid brune, nuk mund t’i ngjante më shumë të

Modelja Gigi Hadid, mund të jetë nëna e re e radhës që vendos të bëjë një ndryshim në ngjyrën e flokëve. Gigi, e cila vazhdon të ndajë me ndjekësit gjithë eksperiencën e saj me shtatzëninë, është shfaqur në foton e fundit me një ngjyrë më të errësuar flokësh. Bjondja me tiparet tipike është shfaqur përsëri në nuancat e së verdhës, por kësaj radhe edhe më të errëta:

Gigi Hadid brune, nuk mund t’i ngjante më shumë të

Fotoja është bërë nga një “udhëtim” i shpejtë në Starbucks-in e qytetit, ku modelja shpërndan në Twittër se u befasua kur shkoi për të paguar porosinë e saj të mëngjesit, por dikush tjetër e kishte paguar për të.

Sidoqoftë, ndryshimin më drastik, Gigi e shfaq në fotot e saj të fundit, që janë një #throwback i muajit dhjetor, të vitit 2019, ku modelja pozon për Chanel në Paris. Me flokët e shkurtër dhe të zinj, 25-vjeçarja ngjason më shumë se kurrë me të motrën, Bella Hadid.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Gigi Hadid brune, nuk mund t’i ngjante më shumë të
Bella Hadid

Gigi, ka patur zakonisht këtë ngjyrë, por ka luajtur herë pas here me ndryshimin e nuancave, gjithnjë duke qëndruar në ngjyrën bjonde:

Gigi Hadid brune, nuk mund t’i ngjante më shumë të

Për realizimin e këtij artikulli, u përdorën pjesërisht materiale nga E! News