Instagramming

'Ëndërr e bërë realitet': Klaudia Pepa, protagoniste në një film

Shkruar nga Anabel

17 Gusht 2020

'Ëndërr e bërë realitet': Klaudia Pepa,

Ditën e djeshme, nëpërmjet disa postimeve në story-t e Instagram, Klaudia Pepa tha se ishte tepër e emocionuar dhe e lumtur për pjesëmarrjen e saj në një film.

"Dua të ndaj me ju një lajm të bukur. Më në fund, ëndrra ime u bë realitet", shprehet ajo.

Klaudia do do të jetë bashkë-protagoniste me Beppe Convertinin, në një film thriller me titull “Reverse”. Projekti filmik nga Giueseppe Lepore do të fillojë xhirimet në 17 gusht, në përputhje me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë ndaj Covid-19. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

Filmi flet për një vrasës serial të sëmurë, i cili realizon çdo krim duke përdorur një thikë blu. Një inspektor policie, i bindur se e gjithë çmenduria e tij është një trillim, do ta marrë në pyetje duke e bërë të rrëfehet.

Për këtë mundësi, Klaudia falenderon ndjekësit, familjen dhe skuadrën, që e ka mbështetur, si dhe menaxheren e saj, që i ofroi mundësinë për të qenë në film, Agata Imbrogiano. Pas pjesëmarrjes në Amici, Klaudia është zhvendosur prej kohës në Itali dhe ka qenë pjesë e disa videove kërcimi, në videoklipe muzikore apo si protagoniste.

Burimi: Emme Press