Social Buzz

Motrat binjake, të martuara me vëllezër binjakë, janë shtatzëna në të njëjtën kohë

Shkruar nga Anabel

16 Gusht 2020

Motrat binjake, të martuara me vëllezër binjakë, janë

Brittany dhe Briana Deane, 33 vjeç, u njohën me bashkëshortët e tyre në një kongres binjakësh në Twinsburg, Ohio, në vitin 2017. Çiftet, të cilët ishin dhe subjekt i dokumentarit TLC, “Our Twinsane Wedding”, u fejuan vetëm gjashtë javë pas njohjes me njëri-tjetrin.

Me një foto të stilit Baywatch, çiftet njoftuan lajmin e shtatzënisë. Të veshur njësoj, sigurisht, ata shprehen se janë “të emocionuar dhe mirënjohës për t’i përjetuar këto shtatzëni” dhe se mezi presin të njihen me bebet e tyre. Ende nuk kanë treguar nëse presin binjakë apo jo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Josh, Jeremy, Brittany, Briana (@salyerstwins) on

Ky gëzim i përbashkët, duket një rastësi e lezetshme, megjithatë çiftet janë siguruar që çdo gjë të shkojë kështu. Ata kanë vendosur edhe “kohën e duhur” për të bërë bebet, në mënyrë që gratë të jenë shtatzëna njëkohësisht.

Muajin e kaluar, Brittany, shprehet në një intervistë:

"Mendoj se ka mbetur vetëm diçka që nuk e kemi provuar se bashku. Ne kemi kaluar bashkë pikat më të rëndësishme të jetës: ditëlindjet, marrjen e patentës, diplomimin e madje dhe një dasmë të dyfishtë."

Mesa duket, edhe shtatzënia është diçka që motrat zgjodhën ta përjetojnë në ekzaktësisht të njëjtën kohë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Josh, Jeremy, Brittany, Briana (@salyerstwins) on

Burimi: Unilad