Një ish-kamariere ka vendosur të vlerësojë përvojat e saj me të famshmit, në restorantet më të shtrenjta. Julia Carolan, ka ndarë disa thashetheme në TikTok duke përmendur emra si: Bella dhe Gigi Hadid, Hailey Bieber apo Drake. Përdoruesja e TikTok, ka punuar si hostess (personi që mirëpret klientët, zakonisht në hyrjen e një bari, restoranti apo eventi) në restorantet në Manhattan. Vlerësimet e saj filluan mirë, me një rezulat 10/10 për Gigi dhe Bella Hadid, 4/10 për Cameron Dallas, Hailey u vlerësua me 3.5/10, ndërsa Kylie mori vlerësimin më të ulët 2/10. (Shiko këtu) Hailey Bieber, ka kërkuar falje me një koment poshtë videos. Ajo thotë se i vjen keq nëse ka dhënë idenë e dikujt me energji dhe sjellje jo të mirë.
Rikthehemi tek Kylie. Julia shpjegon se Kylie dha vetëm një bakshish prej $20 në një faturë darke $500 dhe shton: “Bëni çfarë të doni me këtë informacion”.
Stafi në restorantet amerikane, zakonisht mbështeten tek këto bakshishe për pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre. Konsumatorët, në të tilla restorante, pritet të lënë bakshish, diku tek 15-20% të shumës totale, pra për një faturë $500, bakshishi do të ishte $75-$100. Duke lënë vetëm $20, Kylie la vetëm 4% të shumës. Ajo mund të ketë patur shumë arsye për të lënë vetëm 4%. Supa mbase ishte e ftohtë, apo pjata kryesore ka ardhur vonë. Megjithatë, të tilla restorante nuk lejojnë që klientët të kenë një përvojë negative.
Pasi videoja u bë virale, shumë njerëz habiten me faktin që lënë më shumë bakshish se Kylie, edhe pse ajo është miliardere e ata janë njerëz të thjeshtë dhe të tjerë mendojnë se Kylie mund të bëjë ç’të dojë me paratë e saj.
Dikush thotë: “Diçka që më tremb është kultura e bakshisheve në Shtetet e Bashkuara. Kamarierët paguhen me paga qesharake, me të cilat nuk mund të mbijetosh, deri në pikën ku kërkojnë “bamirësi” nga klientët për të mbledhur mjaftueshëm para sa për të jetuar.”
Burimi: Unilad