Showbiz dhe TV

Kjo vajzë misterioze po përflitet si e dashura e Flor Mumajesit

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2020

Kjo vajzë misterioze po përflitet si e dashura e Flor Mumajesit

Nuk dihet ende identiteti i saktë, por mund t’i referohemi si Flutura. E kemi fjalën për vajzën misterioze që Flori Mumajesi përqafon gjatë festës së 22-vjetorit të ditëlindjes së Arilena Arës. Siç mund ta shihni, moderatori Labinot Gashi ka shpërndarë disa foto ku Flori shfaqet me një vajzë misterioze, të cilës i zbuluan vetëm shpinën.

Kjo vajzë misterioze po përflitet si e dashura e Flor Mumajesit

Referuar videove të postuara nga personazhet e njohur të pranishëm në festën e organizuar në jug të vendit, një vajzë – nga sa kuptohet në videot që kalojnë shpejt – e panjohur qëndron gjithë kohën fare pranë Florit dhe çiftit (tjetër) Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Kjo vajzë misterioze po përflitet si e dashura e Flor Mumajesit

Kjo vajzë misterioze po përflitet si e dashura e Flor Mumajesit

Kjo vajzë misterioze po përflitet si e dashura e Flor Mumajesit

Në videot e Gashit, ai ngacmon vazhdimisht Florin duke i thënë “ku është Flutura”. Duke marrë parasysh që kantautori preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private, nuk do të ishte çudi që “Flutura” të jetë thjesht një shaka mes miqsh.