Teksa mashtrimet e mëparshme me monedhat elektronike, kanë tendencën të krijohen nëpërmjet profileve të ngjashme me ato të njerëzve të famshëm, ky sulm është tërësisht ndryshe, pasi hackers arritën të fitonin akses në llogaritë e vërteta të këtyre personazheve.
Llogaritë në Twitter që i përkasin kandidatitit për president Joe Biden, ish-presidentit Barack Obama, çiftit Kim Kardashian- Kanye West dhe CEO-së së Tesla-s, Elon Musk u vodhën të mërkurën në përpjekje për të arritur një mashtrim me bitcoin (monedha elektronike). Kjo vjedhje është thyerja më e fundit e profileve të personaliteteve të njohura në Twitter dhe evolucioni i një mashtrimi të gjatë që ka vazhduar në këtë rrjet social për më shumë se dy vite. Të paktën, që prej fillimit të vitit 2018, hackers kanë krijuar llogari të rreme duke pretenduar se janë Elon Musk, Donald Trump dhe të tjerë të famshëm, për të mashtruar individë drejt së dërguarit bitcoins, ose forma të tjera të kriptomonedhave në formën e një investimi, me premtimin se ata do të dyfishojnë dhe trefishojnë paratë e tyre më vonë.
"Sot po ndihem bujar për shkak të COVID-19.
Do të dërgoj dyfishin e çdo shume që do niset në adresën time të bitcoin për orën në vazhdim. Fat të mbarë dhe qëndroni të sigurt!"
" Po i jap diçka komunitetit.
Çdo bitcoin dërguar në adresën më poshtë, do të marrë dyfishin e shumës. Nëse ti dërgon $1000, unë do të dërgoj $2000. Do e bëj këtë vetëm për 30 minuta.”
Një zëdhënës i Twitter, u shpreh se çështja po shihej me kujdes. Disa prej llogarive që u vodhën, veçse të verifikuara, kishin të vendosur dhe opsionin e sigurisë me dy faktorë, që supozohet ta bëjë më të vështirë vjedhjen e një profili të tillë. Më shumë se pesë orë pas postimit të parë, Twitter tha: “Kemi të bëjmë me një “sulm të koordinuar të inxhinierisë sociale”, nga njerëz që arritën me sukses tek disa prej punonjësve tanë me akses në sistemet dhe mjetet tona të brendshme. Ne dimë se sulmi është përdorur për të marrë kontroll të disa llogarive të verifikuara dhe ndërkohë po shohim se çfarë aktiviteti tjetër dashakeq mund të jetë kryer. Do të ndajmë me ju më shumë informacion, sapo ta kemi.”
We are aware of a security incident impacting accounts on Twitter. We are investigating and taking steps to fix it. We will update everyone shortly.
— Twitter Support (@TwitterSupport) July 15, 2020
Mënyra fillestare që Twitter përdori në përpjekje për të rifituar sigurinë, ishte ndërprerja e postimeve. Pjesa më e madhe e llogarive nuk mund të postonin apo të dërgonin mesazhe. “Ne po vazhdojmë të kufizojmë ndërveprimin në Twitter. Vendosni një fjalëkalim të ri dhe rishikoni funksionalitetet e adresës suaj, teksa ne merremi me zgjidhjen.”, tha kompania nga llogaria e saj. Një prej zëdhënësve të Twitter, nuk u përgjigj lidhur më pyetjen se si u krye ekzaktësisht thyerja dhe nëse ata kishin patur akses dhe në profile të tjera. Adresa fillestare e portofolit të Bitcoin, pas mashtrimit, tregoi transaksione të bëra të mërkurën pasdite, që kalonin shifrën $118.000 të kriptomonedhave, nga të cilat $61.000 ishin tërhequr. Një portofol i dytë, i cili u shfaq në postime të mëvonshme, kishte një vlerë prej $5000, nga të cila $2700 ishin tërhequr. Është ende e paqartë nëse këto janë para të përfituara nga mashtrimi, apo ishin ekzistente edhe para postimeve.
Personazhe të tjerë që u goditën nga kjo thyerje përfshijnë reperin Wiz Khaliza, Floyd Mayweather, të ndjerin XXXTentacion dhe miliarderët: Jeff Bezos, Michael Bloomberg dhe Warren Buffett.
Burimi: BuzzFeed News