Showbiz dhe TV

Njerëzit mendojnë se ky këngëtar me maskë është Flori Mumajesi

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2020

Njerëzit mendojnë se ky këngëtar me maskë

Në korrik të 2019-ës, grupi Just X i përbërë nga dy djem misteriozë, publikoi këngën e parë në bashkëpunim me një këngëtare të re, Eugena Aliun. Më pas, një remix i këngës “Dikur” të Alban Skënderajt u përgatit nga Just X. Ata kanë publikuar gjithashtu edhe remix-in me Muharrem Ahmetin të këngës “Tavolina e mërzisë” të Elvana Gjatës, remix që tashmë është fshirë nga YouTube.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

OutNow @elvanagjataaaa ?? Just X ft @muharremahmetioriginal #tavolinamerzise #cover @muharremahmetioriginal @folepublishing

A post shared by Just X (@justx.official) on

Megjithatë, vëmendjen më të madhe ky grup e ka marrë së fundmi. Në maj të 2020-ës, ata publikuan këngën “Vuj” dhe këtë javë këngën “Ma thave lotin”, me të cilën konkurrojnë tek Jeho, në Top Channel. Veshja e tyre totalisht e zezë, pajisja me maska, që iu mbulojnë tërësisht fytyrën (jo nga ato të koronës), morën direkt vëmendjen e jurisë dhe publikut. Titujt, tekstet dhe muzika janë të ngjashme me produksionet e Three Dots, por, sikur të mos mjaftonte kjo, zëri i njërit prej këngëtarëve është shumë i ngjashëm me atë të Flori Mumajesit.

Provoni ta dëgjoni pa e parë videon dhe do të vini dorën në zjarr që po këndon Flori. Diçka e tillë u ka rënë në sy dhe komentuesve, të cilët janë të bindur që pas misterit të maksës fshihet ai. Ndërkohë që një pjesë mendojnë se anëtari tjetër i grupit është Bruno ose Vik Kraja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Just X (@justx.official) on

“E sigurt do jetë ndonjë surprizë dhe do dali Flori Mumajesi me shokun e vet që të tregoj publikut që dhe pa emër dhe të mbuluar kënga bëhet HIT”, “zëri Florit Mumajesit komplet zëri i tij”, “Si zëri i Flori Mumajesit”, “Super zë çunat suksese të mëtejshme”, “Flor Mumajesi 2”, “Flori Mumajesi njëri nga këta”, “Timbri i zërit si Threedots, Flor Mumajesi”, janë vetëm disa prej komenteve të publikut.

Njerëzit mendojnë se ky këngëtar me maskë

Gjithsesi, përpara se të vëmë dorën në zjarr, presim të hiqen maskat, se nuk i dihet.