Kinema & TV

Detaji që askush nuk e ka vënë re te 'Hannah Montana'

Shkruar nga Anabel

26 Qershor 2020

Detaji që askush nuk e ka vënë re te 'Hannah Montana'

Megjithëse seritë e Hannah Montana vazhdojnë të transmetohen, është e çuditshme sesi askush nuk e ka vënë re këtë detaj. Nëse e keni harruar, seriali ka në thelb një vajzë që jeton një jetë të dyfishtë, pra Hannah Montana është e njohur për publikun, ndërsa Miley Stewart është një vajzë e thjeshtë. Ky identitet i fshehtë dihej vetëm nga familjarët dhe miqtë e saj të ngushtë.

Përdoruesja e TikTok @KylieKlunder zbuloi se kjo logjikë nuk bën sens. Marrim rastin kur Rico shkon në shtëpinë e Miley-t dhe kërkon një autograf nga babai i saj, pasi ishte një fans i madh i muzikës country që ai bënte. Pra, Robby Ray Stewart është babai i Miley Stewart.

Detaji që askush nuk e ka vënë re te 'Hannah Montana'

Por nëse shkojmë te episodi me vëllezërit Jonas, në një moment ata thonë “Oh zot ti je Robby Ray, këngëtari country që shkruan tekste”, gjë që pasohet nga fjalia e Hannah “Po, ky është babai im.” Pra, Robby Ray është babai i të dyja vajzave (Hannah Montana dhe Miley Stewart) dhe askush se kuptoi. Tregoni të vërtetën, po ju e kishit vënë re?

Nëse nuk jeni bindur akoma shihni edhe videon që bëri zbulimin:

Burimi: Glamour