Pas zërave të pakonfirmuara për largimin e “Portokallisë” nga Top Channel, aludohet, sipas disa portaleve, se ndryshime do të ketë edhe në bordin drejtues. Burime për Iconstyle.al bëjnë me dije se në shtator, drejtuesi Ben Blushi do të largohet nga Top Channel dhe vendin e tij do ta zërë Ledion Liço.
“Nuk dihet nëse rikthimi në Top Channel do të sjellë edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim se çfarë do të ndodhë,” shkruan IconStyle. Ledion Liço momentalisht është producent në Digitalb.
Mirëpo si qëndron e vërteta? Thashethemet nëpër portale në lidhje me largimin e drejtorit Ben Blushi janë të pavërteta. Burime të sigurta në Top Channel, të kontaktuara nga Anabel.al, i mohuan këto aludime.
Artikull i përditësuar*