TV Mania

Noizy e ka të qartë çfarë do t'i mësojë fëmijës së tij, por ka diçka

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2020

Noizy e ka të qartë çfarë do t'i mësojë

I ftuar mbrëmjen e djeshme në programin "Ne kurthin e Piter Pan", ishte Noizy. Ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shohim zakonisht -- të repojë nën petkun e "bad boy-it"-- Noizy, iu drejtua fëmijëve për t'i folur për ëndrrat, pasionin dhe këmbënguljen për të arritur çfarë duan. 

Ndër të tjera, reperi u shpreh se e kishte shumë të qartë se cilat janë gjërat e para që do t'i mësonte fëmijës së tij, nëse do të kishte një të dytë. 

“Mendoj që edhe prindërit duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë. Nëse do ma japë Zoti të kem fëmijën tim të dytë, një çun apo një gocë, gjëja e parë që do i jap është boksi, ose çfarë do lloj sporti, është ushqimi dhe muzika. S’mund të jetë fëmija im shkencëtar nëse prindërit e vet nuk i ka diçka të tillë."

Hmm, jemi dakord me të gjitha pikat, por ka diçka tek fjalia e fundit. Pse s'mund të jetë fëmija i Noizy-t (apo kujdo tjetër) shkencëtar, mjek apo arkitekt? Nëse pak më lart reperi po fliste për ëndrrat, talentin dhe investimin në të, le të qëndrojmë në këtë linjë.

Pasioni i brendshëm, aftësitë dhe talenti nuk kanë lidhje me profesionin e prindërve, por sigurisht, këta të fundit duhet të jenë kontribuesit e parë që me mbështetjen e tyre t'i japin ëndrrave të fëmijëve formën e duhur.

Ju si mendoni?