Celebrity

Jennifer Lopez tregon kush ishte burri misterioz në foton virale

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2020

Jennifer Lopez tregon kush ishte burri misterioz në foton virale

Aty nga mesi i majit Jennifer Lopez postoi një foto të sajën pas palestre, por njerëzit u tmerruan me një detaj misterioz që dukej në sfond.

Pas qindra komentesh, aludimesh dhe pyetjesh u tha se burri i dyshimtë me dorën përpara gojës në foton e saj mund të ishte trajneri personal i saj, Davd Kirsch, por jo.

Jennifer Lopez tregon kush ishte burri misterioz në foton virale

Falë Zotit, Jennifer vendosi të flasë vetë dhe të qetësojë njerëzimin njëherë e mirë. Gjatë intervistës me Jimmy Fallon, Jennifer tha se pamja vinte nga Zoom-i!

"Imagjinojeni pak skenën. Unë jam duke u ushtruar jashtë, ndërkohë që Alex po flet në Zoom. Ne s'kemi një palestër në shtëpi, por vetëm ca pesha dhe mjete të tjera dhe sigurisht pasqyrat e mia, që më duhen për provat e kërcimit. Gjithçka shihni pas meje është reflektim i tyre. Nuk e se çfarë ka qenë duke bërë, po teshtin apo po kollitet, por zotëria në fjalë po fliste me Alex-in. Ishte një djalë nga real estate që po fliste në Zoom me të."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

If it doesn’t challenge you, it doesn’t change you… #CamoFriday @niyamasol ?

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Pra jo vetëm që burri në fjalë s'ishte fizikisht në shtëpinë e Lopez, por s'ka patur lidhje fare me këngëtaren. Tani mund të themi se misteri u zgjidh përfundimisht.