Superstari 26-vjeçar dha një intervistë për Access Hollywood dhe tha qartazi se e ka fiksim Kendall Jenner.
“Të gjithë e dinë se Kendall Jenner është fiksimi im. Dhe do e them prapë, e kam fiksim,” tha ai.
Dyshja u njoh gjatë një shërbimi fotografik për Calvin Klein dhe sipas Malumës, Kendall e kuptoi fare mirë sa i dhënë është ai pas saj.
“Po fotografoheshim bashkë. Ajo më pa dhe unë u bëra nervoz. Jam i bindur që e vuri re, patjetër,” tha Maluma.
Maluma do një të dashur, thjesht jo tani.
“Nuk dua të lidhem në këtë moment. Jam shumë i fokusuar,” tha ai. “Dua një të dashur. Dua të martohem një ditë. Dua të krijoj familje – është një ëndërr e imja – por jam shumë i vogël. Sapo mbusha 26 vjeç dhe nuk mendoj se dua këtë gjë tani. Jam në fillim të karrierës.”
“Sigurisht, një ditë do gjej dashurinë e jetës sime, do këndoj për të, me kitarë dhe do plakem krah asaj, por tani për tani, dua gjëra të tjera,” përfundoi ai.