1. Unë mendoja e vogël që pa të prekur prifti në kishë kur ishe nuse, nuk bëje fëmijë.
2. Mendoja se mbetesh shtatzënë nëse bën seks kur je me cikël.
3. Mendoja se me një puthje në buzë ngeleshe shtatzënë.
4. Ndodhte kur përqafonim njëri-tjetrin.
5. Nuk e dija që ekzistonte. Mendoja se bebet bliheshin në supermarket.
6. Nëse kaloje spermën nga goja ngeleshe shtatzënë.
7. Vetëm putheshin e rrinin në krevat se aq shfaqej në telenovela.
8. Po të flije në një krevat me një burrë ngelje shtatzënë.
9. Mendoja se sapo të flesh me burrin mbetesh direkt shtatzënë.
10. Seksi zgjaste gjithë natën deri në mëngjes.
11. Mendoja se seksi bëhej vetëm një herë në vit.
12. Mendoja se me seks anal lindje djalë dhe me seks vaginal lindje vajzë.
13. Mendoja se seksi ishte vetëm për të bërë fëmijë dhe kaq.
14. Mjafton të bësh një herë të vetme seks dhe mbetesh shtatzënë shumë herë.
15. Fëmijët lindin nga anusi.
16. Besoja se kënaqësia e femrës arrihet kur ai derdh spermën brenda saj.
17. Mendoja se testikujt janë 1 top i madh.
18. E dija sikur seksi bëhej vetëm natën.
19. Mendoja se zhvisheshin njerëzit dhe rrinin lakuriq gjithë natën.
20. Fëmijët i sillte pelikani brenda një veze të dekoruar bukur brenda një mbulese me kuadrata.
21. Ngeleshe shtatzënë vetëm duke të të prekur burri.
22. Mendoja se ishte detyrim që të rriturit duhet ta bënin me ose pa dëshirë.
23. Kur thonin që një “mashkull i bie me dorë” mendoja se rreh penisin siç rrihet dikush me shuplaka.
24. Besoja se penisi mund te rrinte brenda vaginës me orë të tëra dhe mund të flije ashtu.
25. Mendoja se ishte thjesht të masturboheshe sepse të jepte kënaqësi.
26. Mendoja se prindërit nuk bënin seks pasi lindin fëmijë. U zhgënjeva.
27. Nëse masturboheshe ngeleshe shtatzënë.
28. Mendoja se seksi oral të lë shtatzënë. Sperma kalonte nga goja në stomak dhe ishte shtatzënë.
29. Mendoja se shtatzënia vinte nga Zoti, nuk mendoja se bënin seks.
30. Mendoja se muaji i mjaltit zgjaste 40 ditë dhe bëje vetëm seks.
31. Nuk e dija që ekzistonte vagina dhe seksi bëhej nga vrima anale.
32. Ishte si metamorfozë. Do ndryshoje fizikisht dhe shpirtërisht.
33. Sipas gjyshes sime, nëse një çun do të më prekte këmbët, unë do ngelesha shtatzënë.
34. Mendoja se ngeleshe shtatzënë vetëm po të pije ilaçe për shtatzëni.
35. Mendoja se zgjaste disa orë.
36. Mendoja se organi gjenital i mashkullit rrinte ngritur gjatë gjithë kohës.
37. Mendoja se njerëzit në jetën reale nuk bëjnë seks, vetëm në telenovela.
38. Vetëm preknin pjesët intime.
39. Mendoja se të prekje organin mashkullor të ngroheshin vezët.
40. Duhet të urinoje në organin femëror që të lëshoje vezë.
41. Kam lindur nga sqetulla.
42. Zoti i shihte njerëzit që martoheshin dhe krijonte një bebe në stomakun e femrës.
43. Mendoja se sperma ishte qumësht.
44. Mendoja se mami im s’bënte kurrë seks sepse “nuk ishte femër e tillë”.
45. Mendoja se ishte dajak.
46. Po të shihje filma me skena erotike ngeleshe shtatzënë.
47. Mendoja se edhe babi na jepte gji.
48. Seks bëjnë vetëm punonjëset e seksit.
49. Mendoja se meshkujt kishin dy penisë.
50. E dija sikur penisi nuk futej në vaginë.
51. Që duhet të bëhej me ngadalë, si në telenovelat spanjolle.
52. Mendoja se gocat bëjnë seks nga halli.
53. Bëje seks vetëm duke qëndruar sipër njëri-tjetrit.
54. Mendoja se meshkujt kishin të njëjtin organ me femrat.
55. Mendoja se seksi bëhej vetëm një herë në jetë.
56. Mendoja se të gjitha vajzat në Shqipëri ishin të virgjëra.
57. Vetëm kafshët kryenin marrëdhënie, njerëzit jo.
58. Mendoja se mund të bëje dashuri vetëm në krevat. Isha 6 vjeç kur para gjyshërit mat.
59. Seksi ishte french kiss dhe përkëdheljet poshtë çarçafit si në telenovela.
60. Mendoja se mamat lindin vajza, ndërsa baballarët çuna dhe çiftoheshin me pështymë.
61. Virgjëria ishte diçka fizike që merrej dhe ecja me kokën ulur, s’i flisja njeriu se ma merrnin.
62. Mendoja se po të të shihte një mashkull lakuriq, martoheshe dhe bëje vetëm seks ditën e parë.
63. Organi gjenital i mashkullit ishte po aq i madh sa ai i bebeve.
64. Mendoja se french kissing ishte diçka që kishte lidhje me çokollatën Kiss.
65. Mendoja se vetëm ndodhnin fërkime.
66. Mendoja që duke u sorrollatur në shtrat me partnerin mbetesh shtatzënë.
67. Mendoja se gratë ngelnin shtatzënë nga dashuria e tepërt, jo nga seksi.
68. E dija sikur seksi bëhej 3 ditë e 3 netë e bëhej me raste festash.
69. Mendoja se bëhej vetëm pas martesës.
70. Fëmijët bëheshin nëse i luteshe Zotit për një fëmijë.
71. Mendoja se pas seksit rrije shtrirë disa orë.
- Mbërritur te @anabel_media në Instagram, nisur nga një artikull i BuzzFeed.