Kur Gavin erdhi në jetë peshonte rreth 3kg, i gjatë 48cm dhe ishte një fëmijë si gjithë të tjerët. Tre vite më vonë, Gavin është rritur. Goxha.
“Shkojmë rregullisht te pediatri. Në grafikun e rritjes, Gavin i tejkalon parashikimet,” tha mamaja e tij, Kat, për BuzzFeed News.
Tani Gavin është 110 cm i gjatë, i shëndetshëm dhe i lumtur.
Atij i pëlqen Halloween, ditëlindjet dhe ëmbëlsirat. I kalon ditët duke luajtur me të ëmën, babain e tij Galen dhe vëllain e tij 16-vjeçar, Caleb. Të gjithë punojnë dhe studiojnë nga shtëpia gjatë kësaj periudhe.
Gavin është kthyer në një yll online. Të shtunën, Caleb i prezantoi Kat TikTok-un. Kat e shpenzoi gjithë ditën duke parë video dhe i lindi ideja t’ia tregonte botës përditshmërinë e Gavin.
“U zgjova të shtunën, i thashë burrit që do ta bëj Gavin të famshëm dhe ashtu ndodhi,” tha ajo.
Kat nisi të postonte video normale të djalit, si për shembull Gavin që luan me makinë:
Gavin që i jep makinës:
Gavin që luan me të atin:
Videot morën milionë shikime brenda një dite. Videoja e fundit ku Gavin kërcen mbi kurrizin e të atit është parë mbi 10 milionë herë. Shumë prej komenteve janë pozitive ose të mahnitur nga gjatësia e djalit, por ka edhe komente negative.
Në Twitter, një përdorues postoi një nga videot e Gavin me mbishkrimin “a ju neverit dhe ju ky fëmijë gjigant?” Postimi u pëlqye nga qindra mijëra njerëz dhe u ripostua nga 35 mijë të tjerë.
is anyone else just absolutely REPULSED by this giant baby pic.twitter.com/0Un7QQ4kZF
— Yard Sard: A Memoir (@DuckAlertsNOW) April 20, 2020
Kat i ka parë komentet negative, i ka parë edhe ato që hedhin dyshime mbi aftësitë e saj si nënë apo ato që diskutojnë peshën e djalit.
“Ka pasur komente pozitive, komente negative. Ka pasur komente për të qeshur. Disa ama janë të ligë, të ashpër. Ai është ashtu si është,” tha ajo.
Në fillim, fjalët e njerëzve i lënduan, por jo për gjatë.
Sidoqoftë, Kat s’ka ndërmend të heqë dorë nga postimet. “Jemi në ditë të vështira,” tha ajo. “Mendoj se u ka sjellë gëzim shikuesve.”
Burimi: BuzzFeed News