TV Mania

Fifi është shumë e dashuruar, po emrin e djalit s'do ta merrni vesh kurrë!

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2020

Fifi është shumë e dashuruar, po emrin e djalit s'do ta

Gjatë intervistës krejt të veçantë dhe të pazakontë me Ardit Gjebrean tek "E diela Shqiptare", Fifi zbuloi se është shumë, po shumë e dashuruar. Ndryshe nga herët e tjera, kur këngëtarja përpiqet ta ndërrojë kontekstin e bisedës kur vjen puna tek jeta në çift, kësaj here u tregua e qartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

"Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur të mos ja tregoj emrin kurrë në jetën time. Vetëm nëse do t'i duhet të dali ndonjëherë, atëherë po."

Menjëherë pas kësaj deklarate, Arditi nxitoi ta pyeste për planet e dasmës. Sa ditë do të zgjasë? Si do të zhvillohet?

Për këtë, këngëtarja nuk kishte asnjë plan konkret, por një gjë është e sigurt. Dasma e saj do të jetë 100% shqiptare! Siç e do tradita, dasma e Fifit do të zgjasë plot 1 javë!