Në një intervistë për Vizionin e Pasdites në Vizion Plus, një student shqiptare në Spanjë, Laura Bixhi, rrëfeu përballjen me koronavirusin.
Si i infektua?
“Unë kam që pas datës 8 mars që jam prekur me koronavisur pasi isha pjesë e një parade për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pata problem me shëndetin dhe u vetëizolova.”
Cilat qenë simptomat?
“Më filloi temperaturë jo e lartë, 37.5, kollë e thatë, marrje mendsh, dhimbje koke. U shqetësova dhe mora urgjencën në telefon. Unë jetoj vetëm dhe urgjenca më tha të rri e izoluar.”
Çfarë medikamentesh ka përdorur?
“Unë kam marr paracetamol dhe një shurup për kollën. Jam në përmirësim.”
Si është gjendja në Spanjë?
“Daljet janë shumë të pakta. Unë duhet të ushqehem, të dal në farmaci. Nuk ka doreza dhe maska. Përdor doreza pambuku të cilat i laj. Daljet duhet të jenë sa më të pakta. Ndonjëherë ndihem sikur më mungon ajri, kjo vjen si pasojë e panikut. Në Spanjë nuk ka orare për të dalë. Shkojmë në farmaci, supermarket, bankë, si dhe për të rimbushur telefonin. Për makinat janë marrë masat dhe për këmbësorët do të merren masat. Testi nuk kryehet më në Spanjë, por nëse ke simptoma të marrin në urgjencë.”
Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë, pas Italisë. Momentalisht ka 19,980 të infektuar, nga të cilat 1,002 kanë humbur jetën.