Edhe nëse e konsideroni veten jo-supersticioze dhe skeptike ndaj gjërave të tilla, zor se s'i njihni bestytnitë më të famshme. Fati i keq pas pasqyrës së thyer, një mace zezë që të pret rrugën e shumë të tjera, na kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës. Më interesante se vetë këto janë historitë që qëndrojnë pas tyre.
1. Pasqyra e thyer
Romakët e lashtë besonin se tek pasqyrat ka fragmente të shpirtit tonë-kështu që me thyerjen e saj, "thyhej" mirëqënia apo shëndeti i dikujt. Fatmirësisht, ata gjithashtu besonin se shpirti i njeriut rigjenerohet pas 7 vitesh, prandaj keni dëgjuar numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.
2. Fjala "shëndet" pas çdo here që teshtijmë
Teshtima konsiderohej si aktivitet fiziologjik me risk të lartë nga romakët dhe grekët e lashtë. Shumë prej tyre besonin në "ndarjen e shpirtit" për pak sekonda. Prandaj, thuhet "shëndet" sa herë që dikush teshtin, si një bekim që të ruan nga e keqja.
3. Çadra e hapur brenda
Egjiptianët e lashtë besonin se çadrat ishin aksesor shumë mbretëror dhe se hija që krijonin ishte e frikshme. T'i hapje ato në ambiente të brendshme, konsiderohej si ofendim ndaj Zotit dhe Diellit.
4. Macja e zezë
Në mesjetë, njerëzit e lidhnin macen e zezë me djallin ndërsa europianët supersticiozë, besonin në lidhjen e tyre me shtrigat. Sipas tyre, macja e zezë është pjesë e një familje shtrigash.
5. Shpërndarja e kripës
Kur padashje na derdhet kripë, dëgjojmë dikë nga ana tjetër e tryezës që thotë se "nuk është gjë e mirë". Atë vend menjëherë e spërkasim me ujë, por pse?! Fajin për këtë bestytni e ka Juda! Në pikturën "Darka e fundit" të Leonardo da Vinci-it, Juda ishte i ftuari ters i 13-të në darkën e Krishtit. Nëse e shihni me kujdes, ai derdh kripën me krahun e tij në tryezë. Që atëherë, derdhja e kripës konsiderohet si fat i keq.
6. Lulja e tërfilit
Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopështin e Edenti. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.