Kinema & TV

Pas ‘Pallatit 176’, kjo është shfaqja më e suksesshme pas viteve ‘90

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2020

Pas ‘Pallatit 176’, kjo është shfaqja më e suksesshme

“Pallati 176” është shfaqja më e suksesshme e pas viteve ’90, referuar numrit të herëve që është vënë në skenë dhe interesit të publikut. Megjithatë, sipas të dhënave të siguruara nga Anabel.al përmes Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, një tjetër shfaqje është afër “Pallatit 176” – “Boeing-Boeing”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Teatri Kombetar Eksperimental (@teatrikombetareksperimental) on

Nëse ndiqni rrjetet sociale të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me siguri që keni vënë re që “Boeing-Boeing” është një ndër shfaqjet më të kërkuara, biletat e të cilës shiten në kohë rekord. Në fillim të janarit, komedia u vu në skenë plot 12 ditë rresht dhe në të gjitha ditët, salla ishte aq plot sa u vendosën karrige shtesë për shkak të numrit të lartë të kërkesave.

“Boeing-Boeing” është shkruar nga dramaturgu francez Marc Camoletti dhe në vitin 1991, shfaqja u rendit në Librin e Rekordeve Guinness si shfaqja më e interpretuar franceze në botë.

Pas ‘Pallatit 176’, kjo është shfaqja më e suksesshme

Në qendër të saj është jeta e Bernardit (Amos Muji Zaharia), i cili është i fejuar me tre stjuardesa (Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka, Katerina Fili), të cilat nuk e dinë ekzistencën e njëra-tjetrës. Gjithë konflikti dhe humori ndërtohet në momentin kur shfaqet shoku i vjetër i Bernardit (Gentian Zenelaj), që së bashku me shërbëtoren e shtëpisë (Rudina Dembacaj) përfshihen në një situatë të komplikuar, pasi të treja të fejuarat ndodhen në qytet, njëkohësisht.

Pas ‘Pallatit 176’, kjo është shfaqja më e suksesshme

“Boeing-Boeing”, përkthyer nga Nasi Lera dhe me regji të Kiço Londos, do të rikthehet në ArTurbina më 4 dhe 5 shkurt. Ju garantojmë të qeshura pafund!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Teatri Kombetar Eksperimental (@teatrikombetareksperimental) on