Bota

Ky është shteti më i mirë për të rritur fëmijë

Shkruar nga Anabel

16 Janar 2020

Ky është shteti më i mirë për të rritur

Cili është shteti më i mirë për të rritur një fëmijë? Nëse jeni të fokusuar te arsimi publik cilësor, Shtetet e Bashkuara, që u rendit në vend të parë në raportin e këtij viti të Best Countries Report, që realizohet çdo vit që prej 2016-s nga U.s. News & World Report dhe Wharton School of the University of Pennsylvania.

Por, nëse faktorizoni cilësi si siguria, barazia gjinore, jeta ekologjike, ligjet që mbrojnë familjen dhe të drejtat e njeriut, duhet të kërkoni gjetkë. Shtetet e Bashkuara u renditën në vendin e 18 për të rritur një fëmijë. Në vendet e para qëndrojnë Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, që s’habit kënd.

Këto shtete kanë leje lindjeje të gjatë për nënat dhe baballarët, arsimi parashkollor është falas dhe sistemi arsimor në përgjithësi është cilësor.

Kanadaja u rendit e katërta, pasuar nga Hollanda, Finlanda, Zvicra, Zelanda e Re, Australia dhe Austria. Mbretëria e Bashkuar u vendos në vend të njëmbëdhjetë.

Raporti The Best Countries vlerëson 73 kombe përmes 65 faktorëve të ndryshëm. Për të përpiluar listat, intervistohen më shumë se 20 mijë njerëz në Amerikën e Veriut dhe Latine, Europë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Zvicra u zgjodh si Shteti më i Mirë për vitin e katërt rresht. Kandaja u rendit në vend të dytë, pasura nga Japonia, Gjermania, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përshtatur nga CNN