Çfarë po ndodh rreth nesh

Fjalët e fundit të Dr Flori

9 Dhjetor 2014

Fjalët e fundit të Dr Flori

Alban Kondi, vëllai i të ndjerit Florian Kondi, ka treguar se momentet e fundit me Dr.Florin kanë qënë, siç mund të imagjinohen, shumë të vështira.

I ftuar në emisioni e djeshëm të "Pasdite në Top Channel", Albani rrëfeu duke përmbajtur lotët se fjalët e fundit të Dr.Flori ishin: “Po shoh Zotin, por fluturoj tek ai”. Me zërin që i dridhej ai shtoi se e gjithë ajo që ka ndodhur i duket ende e pabesueshne por për fat të keq ky është realiteti dhe atij s'i ngelet gjë tjetër vetëm të përballet me këtë humbje të madhe. "Unë besoj se ne do të takohemi sërish një ditë, këtë e besonim të dy ne"- tha Albani.

Pyetjes së gazetares se nëse do të mundte të ndryshonte diçka, nëse koha do të kthehej pas, vëllai i muzikantit të ndjerë iu përgjigj: "Sigurisht që do të kishin ndryshuar shumë gjëra, por unë mendoj se gjërat ndodhin për një arsye dhe një ditë do të merret shpjegim edhe për to”- duke shtuar se gjëja kryesore që ai do të kishte bërë ndryshe, do të ishte “gjithçka për ta mbajtur atë në jetë”.

Dr.Flori ka lënë pas bashkëshorten Blerinën dhe dy fëmijët: vajzën Kaltrina dhe djalin e sapolindur Danielin. Edhe sipas pohimeve të të vëllait ardhjet në jetë te fëmijëve kanë qënë momentet më të lumtura në jetën e Dr.Florit.

Flori dhe Albani ndonëse me 5 vite diferencë kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë si vëllezër dhe ndër të tjera kanë qënë edhe bashkëpuntorë në një sërë projektesh kryesore, që në kohë kur Albani u bë pjesë e grupit muzikor Produkt 28. Jo vetëm kaq por tashmë që Dr.Flori nuk jeton më ai u shpreh i bindur se do të punojë fort me produksionet dhe tekstet e papërfunduara për t'i bërë ato të njohura për publikun. Ai ka qenë një frymëzim i madh për mua, por edhe për shumë njerëz të tjerë, për këtë jam i bindur"- rrëfeu Albani.

Burimi: Pasdite ne Top Channel

#showbiz